“Çmendet” Siti, ofron 200 mln sterlina për Mbape-n

Drejtuesit e Mançester Sitit po planifikojnë një ofertë joshëse që gjatë merkatos së janarit për yllin e PSZH-së, Kylian Mbape, raportojnë mediat britanike.

Trajneri i “Qytetarëve” Pep Guardiola beson se francezi mund të ndihmoj shumë skuadrën e tij në ndeshjet e Premierligës, ku skuadra e tij pretendon të mbrojë titullin e kampionit, ndërsa gjithashtu të tentojë që të sigurojë edhe titullin kampion Europe.

Siç raportohet, Guardiola është i gatshëm të thyej rekordin e transferimeve, duke pasur parasysh se për Mbapen ka gati ofertën prej 200 milion sterlina.

Ndryshe, talenti francez është i lidhur prej kohësh edhe më transferimin në gjigantin spanjoll, Real Madrid, ashtu që do jetë kjo një luftë e madhe mes dy skuadrave gjigande për shërbimet e talentit francez, i cili konsiderohet si një futbollist me një të ardhme shumë të ndritur.

Leave a Reply