Gatuzo: Te Milani ndihem si president, por njëkohësisht edhe si magazinier

Një jetë kuqezi për Xhenaro Gatuzon, fillimisht në fushë dhe më pas në bankinë. Tifoz që fëmijë, i rritur në një familje që ka qenë e fiksuar pas Milanit, ai tashmë po kalon një jetë të re si trajner i kësaj skuadre.

I intervistuar nga faqja zyrtare e UEFA-s, Gatuzo ka lëshuar një deklaratë të vërtetë dashurie për klubin që po drejton aktualisht: “Duke pasur parasysh të gjitha vitet e kaluara këtu si lojtar, dhe tani si trajner, kjo është si një familje për mua. Jam milanez dhe i kam mbështetur gjithmonë këto ngjyra”.
“Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr për të qenë këtu. E kam përfaqësuar Milanin si futbollist dhe tani si trajner, çka përbën një ndjenjë të pabesueshme. Natyrisht, nuk është e lehtë, sepse këtu ke shumë përgjegjësi. Kur punoj për këtë klub, ndihem si president, kujdestar, magazinier dhe shumë më tepër”, deklaroi Gatuzo.

Leave a Reply