Reali i Madridit me 5 mungesa ndaj CSKA Moskës

Skuadra kampione në fuqi e Europës, Real Madridi sonte drejt Moskës do të udhëtojë me shumë mungesa për ndeshjen ndaj CSKA-s.

Trajneri i “mbretërve”, Julen Lopetegui ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje, ndërsa bie në sy mungesa e dy yjeve të ekipit, kapitenit Serhio Ramos dhe sumuesit Garet Bejll.

Ramos është lënë në pushim, kurse uellsiani Bejll është lënduar në derbin e së shtunës me Atletiko Madridin. Përveç tyre, të lënduar janë edhe Isko, Marselo dhe Alvaro Odrizola.

Rikujtojmë Reali ishte mjaft bindës në ndeshjen e parë të grupit “G”, kur në “Santiago Bernabeu” me rezultatin e thellë 3:0 mundi Romën.

Leave a Reply