Fenerbahçe e Elmasit e kërkon për trajner Arsen Vengerin!

Strategu legjendar Arsen Venger karrierën e tij mund ta vazhdojë në Turqi te skuadra e Fenerbahçes. Francezi pas 22 viteve u largua nga Arsenali dhe për momentin nuk është i angazhuar në asnjë skuadër.

Sipas mediave turke, Fenerbahçe ku militon edhe shkupjani Elif Elmas ka dërguar ofertë deri te Vengeri për të fituar shërbimet e tij. Nëse palët arrijnë akordin, Venger do të zëvendësojë Filip Kokun, me këtë të fundit që erdhi në fillim të sezonit te gjigand turk, por nuk po arrinë rezultatet e dëshiruara.

Leave a Reply