Rastet dhe golat nga ndeshja Genç Kalemler – Goblen Junior (VIDEO)

Gobleni ka arritur edhe barazimin e 5-të në 8 javët e para në Ligën e Dytë – Perëndim, duke barazuar kësaj rradhe në transfertën ndaj Genç Kalemler, njofton “infOSport.mk”. Ishte ky barazimi i parë në ndeshjet në transfertë, pas atyre 4 barazimeve nga po aq ndeshje si vendas, me ç’rast kjo skuadër vazhdon të befasojë me paraqitjet e saj në sezonin debutues.

Të dielën Goblen Junior barazoi 1:1 në transfertën në Gostivar ndaj Genç Kalemler, me të cilën skuadër ndajnë pozitën e 6-të me nga 11 pikë të tubuara.

Rastet dhe golat nga ndeshja, Genç Kalemler vs KF Gobleni 1:1. Në fund, deklaratat e trajnerit Florim Ymeri dhe futbollistit Mergim Lutfiu të GOBLENIT si dhe Shaban Sylejman të ekipit Genç Kalemler.Golashënues për KF Gobleni, Mërgim Lutfiu min. 64' ndërsa Synaj Hasan për nikoqirët në min. 22'.

Публикувахте от F.C Goblen в Неделя, 7 октомври 2018 г.

Genç Kalemler kaloi e para në epërsi në këtë ndeshje falë golit të shënuar nga sulmuesi shkupjan, Sunaj Hasan në minutën e 22-të, teksa golin e barazimit për skuadrën kumanovare e realizoi Mërgim Lutfiu në minutën e 63-të.

Ndeshjen e rradhës Goblen Junior do ta zhvillojë në Kumanovë përballë Vëllazërimit të Kërçovës, teksa Genç Kalemler do të jetë mysafir i liderit aktual, Struga Trim Lum.

Leave a Reply