Talenti shqiptarë i Pelisterit, Ismaili ftohet nga Shqipëria U17

Shqipëria U17 po bëhet gati për ndeshjet kualifikuese të Europianit, ndërkohë që trajneri Xhemal Mustadanagiç po mendon për listën e futbollistëve që pritet të ftojë. Në periudhën nga data 15-30 tetor, në Shqipëri do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese, ndërsa kundërshtarë të ‘kuqezinjëve’ do të jenë kombëtaret si Norvegjia, Skocia dhe Azerbajxhani.

Sa i takon listës, ‘infOSport.mk’ mëson se Ysni Ismaili, mbrojtësi i djathtë i Pelisterit i lindur me 13 mars të vitit 2002 do të jetë pjesë e kësaj liste, ndërsa kjo ka bërë shumë krenar edhe vetë futbollistin shqiptarë nga qyteti i Alfabetit, i cili në një prononcim ekskluziv për portalin tonë, tha: ‘Jam shumë i lumtur që në adresën time erdhi ftesa nga ana e Kombëtares U17 të Shqipërisë. Është kjo një ëndërr për mua, pasi gjithnjë dëshira ime ka qenë që të mbroj ngjyrat ‘kuqezi’. Vlerësojë këtë ftesë nga ana e trajnerit Mustadanagiç, ndërsa e imja është që të jap më të mirën nga vetja dhe të arsyetojë këtë besim”.

Ka qenë vetë trajneri Mustadanagiç, që ka ftuar talentin shqiptarë nga Manastiri, i cili me futboll ka nisur të merret që nga mosha 8 vjeçare. Ai ka kaluar thuajse të gjitha grupmoshat, ndërsa falë talentit të tij, ai nga kategoria e kadetëve u rekomandua në ekipin e parë të Pelisterit, ku tashmë është shndërruar në një titullarë të padiskutueshëm.

Ysni Ismaili edhe sot luajti për gjatë 90-të minutave në ndeshjen ndaj Korabit, në të cilën ndeshje skuadra e Pelisterit shënoi fitore 2:1, duke i ikur në këtë mënyrë pozitës së fundit në renditje në Ligën e Dytë – Perëndim.

Leave a Reply