Ferhan Hasani: Në Armeni nuk kemi ardhur për një pikë, por për fitore!

INFOSPORT DIREKT NGA JEREVANI

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore në Jerevan para takimit që do ta zhvillojë të martën ndaj Armenisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Në kampin “verdhekuq” mbizotron atmosferë e mirë, ndërsa të përzgjedhurit e Igor Angellovskit pretendojnë edhe tre pikë tjera në këtë kompeticion. Për mediat ka folur Ferhan Buba Hasani, i rikthyer në përfaqësuese.

“Normalisht atmosfera është e mirë pas fotores me Lihteshtajnin dhe rezultateve tjera që kemi pasur më parë. Gjithçka është ashtu siç e kemi menduar dhe tani e kemi ndeshjen me Armeninë, e dimë se na duhet vetëm një pikë për të mbajtur vendin e parë. Por ne nuk kemi ardhur këtu për një pikë, mirëpo për shënuar fitore dhe për të vazhduar ritmin ashtu siç e kemi nisur dhe ta mbarojmë”, ka thënë Ferhan Hasani.

Përfaqësuesja e Maqedonisë të martën luan me Armeninë nga ora 18:00./InfOSport.mk

Leave a Reply