Angellovski: Ndaj Armenisë, ta luajmë lojën tonë si me Lihteshtajnin

INFOSPORT NGA JEREVANI

Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër do të përballet me Armeninë në kuadër të grupeve në Ligën e Kombeve. Përfaqësuesja e vendit kërkon vazhdim të fitoreve në këtë kompeticion të ri të UEFA-së, duke pretenduar edhe tre pikë tjera në përballjen me armenët.

Seleksionuesin Igor Angellovski e gëzon fakti se ka në dispozicion të gjithë lojtarët dhe në konferencën për shtyp shpreh optimizëm për takimin e nesërm.

“Armenia është përfaqësuese kualitative dhe nuk duhet të na gënjejë disfata e pësuar nga Gjibraltari. Ajo ndeshje neve na solli diferencë në tabelë, por ndeshja e nesërme do të jetë shumë e rëndësishme. Ne dëshirojmë të vazhdojmë me rezultate pozitive dhe në ndeshje do të hyjmë me seriozitet të madh. Dëshirojmë që ta luajmë të njejtën lojë si në takimin e kaluar ndaj Ligteshtajnit dhe besojmë se do të kemi sukses. Më gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në dispozicion për lojë dhe pres në fushë të jetë një Maqedoni e fortë”, tha Igor Angellovski.  

Leave a Reply