Maldini: Milani do të kthehet në majat e futbollit

Legjenda e Milanit, Paulo Maldini, i cili tani është pjesë e stafit drejtues te skuadrës ‘kuqezi’  është i bindur se skuadra e tij e zemrës shumë shpejtë do të kthehet në majat e futbollit europian.

Maldini mendon se transferimi i Gonzalo Higuanit është i qëlluar, sepse sipas tij, sulmuesi argjentinas është një kampion që i ka munguar skuadrës së Milanit. Maldini thotë se trajneri Xhenaro Gatuzo bëri hapin e madh që bleu edhe Pakuetan, braziliani i cili skuadrës ‘rossonere’ pritet ti bashkohet në merkaton e janarit, ndërsa shumica e krahasojnë atë me ish milanistin, Kaka.

“Higuain është kampioni që na mungonte”, – tha Maldini.

“Gatuzo ka bërë hapin cilësor, sepse me Pakuetan mund të ëndërrojmë. Do të rikthehemi në majat e futbollit evropian”, – theksoi ish-mbrojtësi italian, i cili gjithë karrierën e tij i’a kishte besuar vetëm Milanit.

Leave a Reply