Pas dyshes Seferi-Neziri, edhe një shkupjan tjetër i bashkohet Prishtinës

Rritet numri i lojtarëve shkupjan te skuadra e Futsal Prishtinës, që edhe këtë vit pritet të jetë një ndër skuadrat pretendente për titull, njofton ‘infOSport.mk’.

Prej sot edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës nga kryeqendra kosovare është ish portieri i Futsal Shkupit, Bujar Asani, i cili në këtë mënyrë ju bashkohet ish shokëve te skuadra nga Çairi, Erkan Seferit dhe Eljesa Nezirit.

Asani pjesë e Futsal Shkupit ishte gjatë sezonit 2016/2017, kur ‘bardhekaltërit’ ishin shpallur kampion të Maqedonisë në elitën e futsalit, ndërsa atë vit gjithashtu kjo skuadër kishte luajtur edhe në finalen e Kupës. Pikërisht në atë ndeshje finale Bujar Asani kishte pasur mjaft minuta, duke treguar cilësitë e tij, që tashmë pritet ti dëshmojë në elitën e futsalit kosovar.

Leave a Reply