Brenda pak orëve shiten biletat për ndeshjen e pas 3 javëve, Juventus-Junajted

Të gjitha biletat për ndeshjen midis Juventusit dhe Mançester Junajtedit e vlefshme për grupin ‘H’ të Ligës së Kampionëve janë shitur. Ndeshja në fjalë në program është me datë 7 nëntor me fillim në ora 21:00 në ‘Alianc Stadium’ në Torino, ndërsa edhe pse ka edhe plotë deri 3 javë deri te kjo ndeshje, tashmë nuk ka mbetur asnjë biletë, pasi të njëjtat u shitën vetëm brenda disa orëve.

Me shumë gjasa këto dy skuadra do të diskutojnë për vendin e parë të grupit dhe ndeshjet mes tyre do të jenë vendimtare.

Para ndeshjes në Torino këto dy skuadra do të takohen në ‘Old Traford’ në ndeshjen e tyre të parë me datë 23 tetor.

Aktualisht është Juventusi që kryeson grupin me 6 pikë, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ renditen në pozitën e dytë me 4 pikë.

Leave a Reply