LDFM, barazim në derbin shqiptarë, fitojnë Pelisteri dhe Teteksi

Derbi shqiptarë midis Gostivarit dhe Korabit në Ligën e Dytë – Perëndim është mbyllur me barazimin 1:1, njofton ‘infOSport.mk’. Edhe pse ndeshja nisi  mirë për vendasit, në fund skuadra dibrane i’a arriti qëllimit që nga Gostivari të largohet me një pikë të fituar.

Stefan Lazareviq kaloi në epërsi Gostivarin me golin e tij debutues në minutën e 4-të, ndërkohë golin për skuadrën dibrane e realizoi Aleksandar Celeski në minutën e 72-të.

Pelisteri falë golit të shënuar nga Bllagojçe Glavevski në minutën e 69-të mundi Skopjen me rezultatin minimal 1:0, Vëllazërimi dhe Labunishta barazuan pa gola 0:0, ndërkohë Teteksi si vendas shënoi fitore 2:0 Genç Kalemlerin.

Mbrojtësi Stefan Kocev në minutën e 38-të shënoi golin e parë, teksa Meriton Saliji në minutën e 75-të shënoi edhe golin e dytë, me të cilin u mbyll kjo ndeshje.

Java e 10-të mbyllet të dielën me ndeshjen midis Struga Trim Lum dhe Goblen Junior.

LDFM, Java X
Gostivari 1 – 1 Korabi
Pelisteri 1 – 0 Skopje
Teteks 2 – 0 Genç Kalemler
Vëllazërimi 0 – 0 Labunishta
E diel:  
Struga Trim Lum 21.10  Goblen Jun.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply