Videoja përmes së cilës  shihet më së miri përleshja në mes Kris Poll dhe Rajon Rondo (VIDEO)

Një përleshje e madhe ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar në ndeshjen e NBA ligës profesioniste amerikane midis Hjuston Rokets dhe Los Anxheles Lejkers.

Ishte një moment gjatë ndeshjes kur Brandon Ingram fillimisht u shfaq i tensionuar me një nga lojtarët mysafir, ndërkohë më pas, Kris Poll dhe Rajon Rondo, dy rivalë të vjetër që kurrë nuk kanë pasur raporte të mira me njëri-tjetrin u konfrontuan.

Poll kapi në hundë Rondon, e ky i fundit e grushtoi, teksa edhe Poll ja ktheu duke grushtuar.

LeBron Xhejms ndërhyu për të ndaluar një situatë më të keqe, teksa Ingram vazhdoi me një tjetër grusht të hedhur, shkruan Telegrafi.

Kjo ngjarje shokoi komunitetin në NBA dhe priten shumë suspendime për tre basketbollistët e përfshirë në këtë kacafytje të madhe, të cilët u përjashtuan nga ky takim.

Ndryhe Hjustoni e fitoi ndeshjen me rezultatin 124:115, kjo falë paraqitjes së shkëlqyeshme të Xhejms Harden, i cili këtë ndeshje e mbylli  me 36 pikë, 5 asistime dhe 7 kërcime, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Kris Poll, që kishte regjistruar 28 pikë, 10 asistime dhe 7 kërcime.

Te Lejkersi edhe në ndeshjen e dytë të sezonit më i spikaturi doli të jetë LeBron Xhejms, që shënoi 24 pikë, mirëpo që pësoi edhe disfatën e dytë nga po aq ndeshje me fanellën e ‘lejkersave’.

Lakers, Rockets fight in L.A.

Chris Paul, Brandon Ingram and Rajon Rondo were ejected after throwing blows in L.A. 😳

Публикувахте от NBA on ESPN в Събота, 20 октомври 2018 г.

Leave a Reply