Tifoz i flaktë i Gallatës takon Umit Karanin në Çair (FOTO)

Një tifoz i zjarrtë nga Shkupi i skuadrës turke të Gallatasarajit dhe i ish futbollistit që sot ushtron detyrën e trajnerit te FC Shkupi, Umit Karan, ka takuar këtë të fundit në stërvitjen e ditës së sotme në Çair.

Tifozi me aftësi të kufizuara ka ardhur me familjarët e tij së bashku në stadiumin e Çairit për të takuar legjendën e skuadrës së tij të zemrës, prej të cilit mori disa autografe në fanellën e Gallatës si dhe shkrepen disa fotografi.

Leave a Reply