Rrëzohet helikopteri i pronarit të Lester Sitit vetëm disa metra larg stadiumit ‘King Power’ (VIDEO)

Helikopter që i përket pronarit të Lester Sitit, Viçai Srivadhanaprabha, është rrëzuar dhe është përfshirë në flakë vetëm disa qindra metra larg stadiumit sot pasdite, teksa skuadra e tij po zhvillonte ndeshjen kundër Uest Hamit. Kjo kishte tronditur gjithë tifozët dhe futbollistët, pasi flaka dhe tymi shihej qartësisht nga ambientet e stadiumit “King Power”.

Dëshmitarët tregojnë se helikopteri është nisur nga qendra e mesit të fushës pas ndeshjes dhe iu drejtua këndit jugor të stadiumit para se të lëkundej e përplasej në tokë, pak metra jashtë impiantit dhe të përfshihej nga flakët.

Presidenti dhe familja e tij e bënin shpesh një gjë të tillë pas ndeshjeve të cilat i ndiqnin në stadium, me helikopterin që vinte t’i merrte ata. Por vetë Viçai Srivadhanaprabha besohet se ka qenë pjesëtari i vetëm i familjes që ndoqi sot ndeshjen, ndonëse nuk konfirmohet ende nëse ka qenë apo jo në helikopterin në fjalë.

Polica ka rrethuar zonën, ndërsa nuk ka dhënë ende detaje mbi numrin e personave që kanë qenë në bord në momentin e incidentit apo edhe identitetin e tyre.

Leave a Reply