Lopetegi shkarkohet që nesër, në Madrid mirëpresin Antonio Konten

Trajneri i Realit të Madridit, Julen Lopetegi do të shkarkohet që nesër do të shkarkohet nga posti i trajnerit, pohojnë mediat spanjolle, në mesin e të cilave edhe ‘Marca’ dhe ‘AS’. Sipas informacioneve që vijnë nga portalet sportive në shtetin iberik, Florentino Perez ka vendosur që të lirojë strategun bask dhe në vendin e tij të emërojë strategun italian, Antonio Konte.

Shefat e skuadrës ‘mbretërore’ do të mbledhen gjatë orëve në vijim, për të bërë atë që pjesa më e madhe e botës së futbollit e pret nga ata.

Florentino Perez kishte qenë shumë nervoz pas disfatës së thellë 5:1 në ‘Kamp Nou’, sa që nuk kishte zbritur fare në dhomat e xhveshjes.

Konte është njeriu ideal për aftësitë e tij prej trajneri, dhe nga fakti që mund të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës ‘mbretërore’. Italiani ishte liruar nga posti i trajnerit te Çelzi, ndërsa tashmë kërkon një sfidë të re në karrierë.

Ndeshja e rradhës e Realit të Madridit është të mërkurën në kuadër të Kupës së Mbretit përballë skuadrës së Melija që garon në Ligën e tretë spanjolle.

Nëse Konte arrinë me kohë në Madrid, do të drejtonte Realin që në këtë ndeshje. Në të kundërtën skuadrën e Realit të mërkurën do ta udhëhiqte trajneri i ekipit të dytë, Santiago Sollari, ndërsa Konte do të drejtonte skuadrën gjatë fundjavës në ndeshjen kundër Rajo Valjekanos.

Leave a Reply