Totenhami gati të blindoj edhe Eriksenin

Drejtuesit e Totenhamit janë gati që të nisin negociata me Kristian Eriksenin  për një kontratë të re, që do e mbante atë edhe gjatë kohë në Londër.

Danezi prej kohësh është në shënjestër të klubeve të mëdha europiane përfshirë këtu edhe Barcelonën.

Mediat angleze të martën raportojnë se “Spërsat” janë duke u përgatitur për të nisur bisedimet për rinovimin e kontratës se re me Eriksen, i cili është një nga pikat kryesore tek skuadra e trajnerit Mauricio Poçetino.

Në kontratën e re të cilën është duke e përgatitur Totenham, thuhet se lojtari do të përfitojë rritje më të madhe të pagës, që mund të jetë bindëse që Eriksen të qëndrojë tek ‘Vajt Hart Lejn’ edhe për disa sezone.

Leave a Reply