Bilja do të mungojë për dy muaj

Mesfushori i Milanit, Lukas Bilja do të mungojë nga fushat e futbollit për rreth dy muaj, për shkak këputjes së muskujve të viçit. Argjentinasi pësoi një dëmtim gjatë nxemjes para fillimit të ndeshjes kundër Xhenoas të mërkurën.

Të premten Bilja iu nënshtrua ekzaminimeve më të detajuara mjekësore në skener, ndërsa rezultatet treguan se ai ka këputur muskujt e viçit të djathtë.

Ai kontrolleve të reja pritet të ju nënshtrohet pas 15 ditëve.

Sipas informacioneve Bilja do të mungojë nga fushat e futbollit për rreth dy muaj. Të mërkurën vendin e tij e zuri Tiemue Bakajoko, mirëpo ka gjasa që në ndeshjet e rradhës Xhenaro Gatuzo do të ndryshojë skemën e lojës.

Leave a Reply