Nurmagomedov pyet Mejvedhërin: Ku je?

Khabib Nurmagomedov mezi po pret përballjen me Flojd Mejvedhër brenda oktogonit. Dagestanezi në profilin e tij në  ‘Instagram’ kishte publikuar një video, në të cilën boksieri amerikan ndodhet brenda kafazit.

Në këtë video Khabib kishte shkruar: ‘Ku je?’

Ishte vetë Nurmagomedov, ai i cili sfidoi Flojd Mejvedhërin për një luftë, e cila ende nuk dihet nëse dhe kur do të zhvillohet.

Ende nuk dihet nëse do të dënohet Khabibi nga ana e Komisionit të Sporteve të Nevadës, i cili do të mblidhet në fillimin e muajit dhjetor, kur edhe përfundimisht do të vendoset për fatet e Nurmagomedov dhe Konor MekGregor.

View this post on Instagram

Where are you? @floydmayweather #27vs50

A post shared by Khabib Nurmagomedov (@khabib_nurmagomedov) on

Leave a Reply