KV Dibra Volej rikthehet në skenë pas 30 viteve

Në kampionatin e ri të volejbollit në kategorinë e meshkujve, në mesin e 10 ekipeve është edhe skuadra e re, klubi i volejbollit  “Dibra Volej” që në fakt rikthehet pas plot 30 viteve. Këtë për Klan Maqedoni e deklaroi Rexhep Pocesta njëri nga aktivistët kryesor për themelimin e ekipit të ri.

“Volejboll në Dibër ka pasur para 30 viteve , kështu qëllimi  jonë ishte që ta  kthejmë përsëri kulturën e sportit që e kemi në Dibër dhe të zhvillojmë një klub  volejbolli. Edhe të rinjt kishin pasion shumë dhe kështu filluam. Sigurisht se kemi shumë të rinj janë shumë optimistë merren me sport. Në të gjitha sportet,  jo vetëm në volejboll, por edhe në volejboll kemi mjaft  talenta.”- deklaroi Rexhep Pocesta kryetar i KV Dibra Volej.

Skuadra Dibra Volej në kampionatin e parë në pesë takimet e para  ka po aq disfata, por sipas presidentit Pocesta kjo nuk i shqetëson ata pasi punojnë për të fituar përvojë për të artdhmen.

Përvojë, pjekuri, eksperiencë kjo për ne është më e rëndësishmja. Pikët nuk janë edhe aq me rëndësi, pasi viti i parë është eksperimanetal gjithmonë – tha Pocesta.

Klubi i volejbollit Dibra Volej përkrahet nga Komuna e Dibrës dhe dy kompani private, por në të ardhmen pretendohet që interesimi për përkrahje të jetë shumë më e madhe nga kompanitë publike dhe ato private. /Klan Maqedoni/

Leave a Reply