Fitojnë të ‘mëdhenjtë’ e Bundesligës (VIDEO)

Dy skuadrat e mëdha në Bundesligë, Borusia e Dortmundit dhe Bajerni i Munihut nuk kanë gabuar këtë fundjavë, duke shënuar fitore në përballjet ndaj Frajburgut, gjegjësisht Verder Bremenit.

Dortmundi falë golave të shënuar nga Marko Rojsh (40’) dhe Pako Alkaser (90’) shënoi fitore 2:0, ndërkohë Bajerni i Munihut ndërpreu serinë prej 3 ndeshjeve pa fitore duke mundur ekipin e Milot Rashicës me rezultatin 2:1.

Rashica këtë ndeshje e përcolli nga bankina, ndërsa më i merituari për fitoren e ‘bavarezëve’ ishte Gnabry (20’, 50’) i cili realizoi të dy golat. Golin e vetëm për Bremenin në këtë përballje e realizoi Osako (33’).

Herta e Berlinit falë golave të shënuar nga Torunarigha (44’) dhe Ibisheviç (73’) mundi Hanoverin me rezultatin 2:0, teksa Shtutgarti u rikthye te fitorja, duke mundur në shtëpi Augsburgun me rezultatin minimal 1:0.

Borusia Dortmundi pas 13 xhirove kryeson tabelën me 33 pikë, duke lënë pas vetes Borusia Menhengladbahun me 26 sosh, teksa Bajerni i Munihut me 24 pikë të grumbulluara renditet në pozitën e tretë.

Bundesliga, Java XIII
Bor. Dortmund 2 – 0 Freiburg
Hannover 0 – 2 Hertha
Stuttgart 1 – 0 Augsburg
 Ë. Bremen 1 – 2 Bayern
Hoffenheim Po luhet Schalke

Leave a Reply