Nesër hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Maqedonisë

Nesër në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të hidhet shorti për gjysmëfinalet në Kupën e Maqedonisë. Kualifikim për në gjysmëfinale të Kupës të mërkurën siguruan Akademia Pandevi, Pobeda, Bellasica dhe Makedonija Gjorçe Petrovi.

Pas plotë tre viteve Kupa e Maqedonisë do të fitojë finalistë që nuk do të quhet KF Shkëndija, pasi tetovarët u eliminuan në çerekfinale nga Pobeda, me këta të fundit që fituan në të dyja ndeshjet e zhvilluara.

Shorti do të hidhet nesër në orën 13:00. Kujtojmë se fituesi i Kupës së Maqedonisë merr biletë për dalje në Europë./InfOSport.mk

Leave a Reply