Një pjesë e dytë e fuqishme ngjiti Betisin në pozitën e 7-të në La Liga (VIDEO)

Betisi ka regjistruar fitoren e dytë si vendas në kuadër të ndeshjeve në La Liga, duke bërë një lëvizje të madhe në renditje dhe nga pozita e 13-të tashmë kjo skuadër renditet në pozitën e 7-të. ‘Bardhë e gjelbrit’ në ‘Benito Vijamarin’ mundën Rajo Valjekanon me rezultatin 2:0, duke konfirmuar formën e mirë të javëve të fundit.

Të saktë për skuadrën nga Sevilja ishin Xhovani Lo Selso dhe Sidnej gjatë pjesës së dytë.

Betisi dominoi ndeshjen edhe gjatë pjesës së parë, mirëpo Lo Selso dhe Serhio Kanales lëshuan disa raste shumë të mira para portës së portierit të përfaqësueses së Maqedonisë, Stole Dimitrievski.

Leave a Reply