Festa është për River Plejt! Dramë e veçantë në Superklasikon më të rëndësishme (VIDEO)

Festa është për River Plejt, skuadër kjo e cila për të katërtën herë në histori u shpallë kampione e Amerikës Jugore, pasi në finalen e madhe të ‘Copa Libertadores’ mundi Boka Xhuniorsin me rezultatin 3:1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:3 triumfoi në ‘Superklasikon’ më të madhe në histori, njofton ‘infOSport.mk’.

Pjesa e parë nuk paralajmëroi një fund të këtillë, pasi ishte Boka Xhuniors që avansoi me golin e Dario Benedeto në minutën e 44-të. River Plejt barazoi shifrat në minutën e 68-të me anë të Lukas Prato, ndërsa drama e vërtetë ndodhi në kohën shtesë prej dy herë nga 15 minutua, duke pasur parasysh se në kuadër të ndeshjeve të ‘Copa Libertadores’ nuk vazhdon goli i shënuar më tepër në terren mysafir.

Kësisoj River Pljet 30 minutëshin vendimtarë e shfrytëzoi në maksimum, kjo për më tepër që Boka Xhuniors vetëm pas dy minutave lojë në kohën shtesë mbeti me një futbollistë më pak në fushë, pas dy kartonëve të verdhë të Barios.

Kolumbiani Huan Kuintero me një super gol në minutën e 109-të për herë të parë kaloi në epërsi ekipin e River Plejt, ndërsa në momentet e fundit kur Boka Xhuniors kërkonte golin e barazimit, madje me anë të Gago Hara qëllonte edhe shtyllën, River Plejt realizoi edhe golin e tretë me anë të Piti Martinez, i cili shfrytëzoi edhe daljen e portierit kundërshtarë dhe i papenguar nga askush vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, River Plejt 3, Boka Xhuniors 1.

Ky gol dhe kjo fitore paralajmëroi menjëherë festën e çmendur të tifozëve të River Plejt, që me siguri se në Argjentinë do të festojnë në mënyrë edhe më të zjarrtë, kur do të mirëpresin heronjtë e tyre së bashku edhe me trofeun shumë të çmueshëm.

Leave a Reply