Fortuna shokon Dortmundin!

Skuadra e Fortuna Dyzeldorfit ka bërë surprizën më të madhe në ndeshjet e javës së 16-të në Bundesligëm që në program janë në mesjavë, pasi sonte në terren vendas me rezultatin 2:1 mundi Borusinë e Dortmundit, duke i shkaktuar në këtë mënyrë disfatën e parë skuadrës kampione të vjeshtës.

Për ekipin vendas ishte kjo fitorja e dytë, pas asaj 2:0 ndaj Frajburgut, ndërsa gjithashtu Fortuna ndërpreu serinë prej 6 fitoreve të njëpasnjëshme të ‘milionerëve’.

Me këtë fitore Fortuna Dyzeldorf u ngjit në pozitën e 15-të në renditje, me 15 pikë të tubuara. Dortmundi edhe përkundër kësaj disfate mbetet lider me 39 pikë, 6 më shumë se Gladbahu që sonte mundi Nurnbergun me rezultatin 2:0.

Ndryshe golat për Fortunën ndaj Dortmundit i realizuan Dodi Lukebakio dhe Zhan Cimer, teksa për skuadrën nga ‘Sinjal Iduna Park’, sërish i saktë doli të jetë spanjolli, Pako Alkaser.

Në dy ndeshjet e tjera, Volfsburgu i Admir Mehmedit dhe Elvis Rexhbeqaj me rezultatin 2:0 mundi Shtutgartin, ndërkohë Herta e Berlinit dhe Augsburgu u ndanë në barazim 2:2.

Leave a Reply