Lajm i keq për Junajtedin dhe vetë Solskjaer!

Sipas ‘Mirror’, Solskjaer nuk do të lejohet të bëjë ndonjë transferim të madh në afatin kalimtar të janarit…

Ole Gunar Solskjaer bëri një debutim përrallor nën drejtimin e Mançester Junajtedit, duke shënuar fitore 5:1 në ndeshjen ndaj ish skuadrës së tij Kardifit. Ishte kjo hera e parë që Junajtedi shënonte 5 gola në një ndeshje, që nga maji i vitit 2013-të, dhe kjo gjë gëzoi të gjithë tej mase, mirëpo pas fitores me spektakël, vjen edhe një lajm jo edhe aq i mirë për klubin dhe norvegjezin.

Sipas ‘Mirror’, Solskjaer nuk do të lejohet të bëjë ndonjë transferim të madh në afatin kalimtar të janarit.

Para se të marrë detyrën si trajner i Mançester Junajtedit, shefi ekzekutiv Edëard Ëoodëard raportohet se i ka thënë Solskjaerit se paratë duhet të ruhen dhe nuk do të ketë transfere të mëdha gjatë merkatos së dimrit.

Solskjaer mund të largohet në fund të sezonit nëse nuk arrin objektivat me ‘Djajtë e Kuq’, por drejtuesit e skuadrës angleze megjithatë do të duhet të paguajnë skuadrën norvegjeze të Moldes me 8 milionë sterlina për shërbimet e tij.

Leave a Reply