Mino Raiola bëhet menaxher edhe i grekut Manolas

Një ndër menaxherët më me emër në futbollin botëror, Mino Raiola është menaxheri i ri i futbollistit grek, Kostas Manolas. Mbrojtësi i Romës zgjodhi për agjentin e futbollistëve të njohur si Zlatan Ibrahimoviç, Xhanluixhi Donaruma dhe Poll Pogba, me shpresë se do të realizojë një transferim të bujshëm në Premierligën angleze.

Kontrata e Manolas me Romën është valide deri verën e vitit 2020, ndërsa ka një klauzolë prej 36 milion euro për blerjen e kartonit të tij.

Gjatë verës për shërbimet e grekut interesoheshe Mançester Junajtedi, mirëpo deri te realizimi i një transferi të tillë nuk erdhi.

Leave a Reply