Haxhi Krasniqi thotë: “Bac u kry”

Kampionët e vërtetë njohin heronjtë e vërtetë. Kështu ndodhi edhe me kampionin e ri të Botës, Haxhi Krasniqin, i cili me të kthyer në vendlindjen e tij në Kosovë, ka vizituar kullën e pamposhtur të Jasharajve me në krye heroin tonë kombëtarë Adem Jashari, shkruan “infOSport.mk”.

Së bashku me të dy trofetë e fituar ËBA dhe IBO në kategorinë e peshave gjysmë të rënda, Haxhi Krasniqi ka pozuar para figurës legjendare, ndërsa në një postim të bërë në “instagram”, ai bashkë me foton e realizuar kishte shkruar: “Bac u kry”.

Si duket gjithë mundin e tij për të arritur deri te ky sukses i jashtëzakonshëm, Haxhi Krasniqi ka dashur ta përcjellë në vendin e duhur, para heronjëve kombëtarë, para familjes së pamposhtur të Adem Jasharit.

Kujtojmë ditë më parë Haxhi Krasniqi në luftën e zhvilluar në Magdeburg të Gjermanisë, mposhti me nokaut në raundin e tretë gjermanin Dominik Boesel, duke rrëmbyer kështu dy titujt kampion në ËBA dhe IBO në peshat gjysmë të rënda, duke u bërë kështu shqiptari i parë që arrinë një sukses të tillë.

View this post on Instagram

BAC U KRY !

A post shared by Robin Krasniqi (@robin_krasniqi) on

Leave a Reply