Elmasi me Fenerbahçen sërish nuk arrijnë të fitojnë!

Sezonin e nisën me ambicie të mëdha dhe ishin njëra ndër skuadrat favorite për fituar titullin e kampionit në Superligën turke, por pas 17 xhirove, Fenerbahçe së bashku me reprezentuesin e Maqedonisë Elif Elmas ndodhen në pozicionet për rënie nga kategoria e më të mirëve në Turqi.

Gjigandët nga Stambolli luajtën sërish një ndeshje jot ë mirë, duke mos arritur të marrin fitore edhe ndaj Antalyasporit, duke u kthyer me vetëm 1 pikë, pasi ndeshja u mbyll me barazim pa gola. Futbollisti nga Shkupi ishte i përfshirë në formacionin startues dhe luajti për 90-të minuta, por nuk arriti që t’i ndihmojë skuadrës së tij për të marrë tre pikë në këtë transfertë. Pas 17 xhirove të zhvilluara, Fenerbahçe ndodhet në pozitën e 17-të të tabelës në Superligën turke, me vetëm 3 fitore, 7 barazime dhe po aq disfata. Ndeshja me Antalyasporin ishte e fundit për këtë vit, ndërsa gjysmësezoni pranveror në Turqi starton kah mesi i muajit janar.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply