Gjesti i Mohamed Sallah që bëri trajnerin Klop të qajë


Liverpulli po vazhdon të shkëlqejë këtë edicion në Premierligën angleze nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klop. Skuadra nga ‘Enfilld Roud’ të shtunën me një përmbysje të çmendur mundi Arsenalin me rezultarin 5:1.

Tre gola në këtë ndeshje realizoi braziliani Firminjo, teksa nga një gol realizuan edhe Sadio Mane dhe Mohamed Sallah.

Pas ndeshjes, trajneri, Jurgen Klop ka treguar një detaj interesant që i ndodhi gjatë ndeshjes së djeshme, e që kishte të bëjë me egjiptianin Mohamed Sallah, i cili bëri një gjest të madh ndaj Firminjos.

‘Sallah ia dha penaltinë  Firminjos dhe unë gati qava. Ishte gjest i madh nga ai, ne të gjithë e dimë se sa Sallah dëshiron të shënojë në situata të tilla, por ai i’a dhuroi penalltinë Firminjos për të kompletuar het-trikun. Dua ta përgëzoj për këtë gjest.’ – tha pas përfundimit të ndeshjes trajneri gjerman, Jurgen Klop, i cili shihet si njeriu më i merituar për këto rezultate të Liverpullit gjatë këtij edicioni.

Skuadra e tij pas 20 xhirove në Premierligë nuk njeh disfatën, duke regjistruar 17 fitore dhe vetëm 3 barazime, me ç’rast me plotë meritë kryeson renditjen me 54 pikë, 9 më shumë se Totenhami i vendit të dytë.

Leave a Reply