Tifozët e Napolit në përkrahje të futbollistit të tyre, “Ne jemi Kulibali”

Mbrojtësi me ngjyrë i Napolit, Kalidu Kulibalil ishte viktimë e fyerjeve raciste në kor në takimin derbi të javës së 18-të në Serie ‘A’ kundër Interit në ‘Xhuzepe Meaca’.

Ishin tifozët vendas, ata të cilët në kor adresuan fyerje raciste në drejtim të mbrojtësit napolitan dhe menjëherë pas kësaj kanë shpërthyer reagimet e shumta në Itali.

Ndaj këtij gjesti shumë të ulët nga ana e tifozëve të Interit, të shtunën kanë reaguar edhe tifozët e skuadrës së Napolit, të cilët në shenjë përkrahje për mbrojtësin e tyre, kanë vënë nga një maskë me fytyrën e Kulibalit, duke shkruar “Ne jemi Kulibali”.

Leave a Reply