Totenhami ngjitet në pozitën e dytë pas një fitore të lehtë në Uells

Skuadra e Totenhamit është ngjitur përkohësisht në pozitën e dytë në renditje në Premierligë, pasi në ndeshjen e fundit të ditës së sotme në kuadër të javës së 21-të në Premierligë mundi Kardif Sitin me rezultatin 3:0, njofton ‘infOSport.mk’.

Me këtë fitore të përzgjedhurit e trajnerit Maurisio Poçetino zbritën Sitin në pozitën e tretë, teksa ‘citizens’ kanë edhe një ndeshje më pak, atë kundër Liverpullit që në program është me datë 3 janar.

Totenhami çështjen e fituesit e zgjodhi që në 26 minutat e para të takimit, kur me anë të Hari Kejn (3’), Kristian Eriksen (12’) dhe Heung Min Son (26’) avansonte me rezultatin 3:0, që në fund u tregua edhe si rezultati përfundimtarë i këtij takimi.

Totenhami numëron 48 pikë, 6 më pak se Liverpulli kryesues, teksa Mançester Siti në pozitën e tretë numëron 47 pikë.



Leave a Reply