Murinjo refuzon ish klubin e tij

Trajneri portugez Jose Mourinho e ka refuzuar një ofertë nga ish-klubi i tij, Benfica. Klubi portugez shihte tek Jose Mourinho njeriun e duhur për të marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Rui Vitoria, por 55-vjeçari ka refuzuar ta pranojë detyrën.

Skuadra e elitës së futbollit portugez e shkarkoi trajnerin 48-vjeçar Rui Vitoria të enjten, duke i dhënë fund qëndrimit për 3 vite e gjysmë në stol.

Mourinho u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit në dhjetor dhe atëherë raportohej se Benfica po e mendonte përgatitjen e një oferte për të.

Mou e nisi karrierën si trajner pikërisht në Benfica dhe e udhëhoqi skuadrën në gjashtë fitore në 11 ndeshje, pasi aventura e tij në “Da Luz” zgjati vetëm tre muaj për shkak të një mosmarrëveshjeje në bisedime për kontratën e tij me presidentin e sapoemëruar nga klubi atë kohë.

Megjithatë, duket se Mourinho nuk e dëshiron rikthimin në Benfica dhe si pasojë e ka refuzuar ofertën.

Leave a Reply