Njihuni me TOP5 futbollistët e Premierligës që ju përfundojnë kontratat

Kur kanë mbetur më pak se 5 muaj deri në përfundim të sezonit në Premierligën angleze, disa prej futbollistëve duhet të gjejnë veten në ekipe tjera, pasi të njëjtëve ju përfundojnë kontratat me klubet aktuale.

Me qëllim për të fituar ndonjë qindarkë, disa skuadra do të mundohen të përfitojnë në merkaton e janarit, duke mos i lënë që në qershor të ikin të lirë, me kosto zero.

Yjet të cilët do të jenë pa kontratë pas përfundimit të sezonit në Premierligë janë: Vinsent Kompani i Mançester Sitit, Xhejms Milner i Liverpullit, Oliver Zhiru i Çelzit, Eshli Jang i Mançester Junajtedit dhe Aron Ramzi i Arsenalit.

Leave a Reply