Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është në listën e dëshirave të disa skuadrave europiane. Informacionet e fundit flasin se për shërbimet e 23-vjeçarit kosovar interesohet skuadra franceze e Strazburg nga elita e futbollit francez.
Sipas “Foot Mercato”, Strazburgu ka bërë ofertë zyrtare te Herenveni për yllin e Kosovës, për të cilin gjithashtu interes kanë shfaqur dy gjigandët e Turqisë, Galatasaraji dhe Fenerbahçe.
Zeneli me Herenvenin ka kontratë deri qershorin e vitit 2019-të, ashtu që drejtuesit e skuadrës holandeze janë të gatshëm për ti rishikuar ofertat që arrijnë në adresë të shqiptarit.
Vlera e Zenelit në tregun europian të futbollit sipas ‘transfermarkt’ arrinë në shifrën e 6 milion eurove, ndërsa Herenveni për të mos e humbur pa asnjë qindarkë, është i gatshëm që të pranojë edhe ndonjë ofertë më të ulët se kjo shifër.