Ibrahimoviç sulmon Ronaldon: Shko sfidoje veten në ligën e dytë

Zlatan Ibrahimoviç njihet si një lojtar i guximshëm i cili nuk nguron asnjëherë të thotë atë që ka në mendje.

Ai aktualisht luan shumë larg Europës, pikërisht në ligën amerikane të futbollit (MLS) te skuadra e Los Anxheles Galaksi.

Gjatë një interviste, ish-futbollisti i Juventusit, Interit, Mançester Junajtedit, Milanit dhe Barcelonës ka dhënë mendimin e tij për Kristiano Ronaldon dhe transferimin e tij tek Juventusi.

Kristiano flet për sfida të reja, ai e quan sfidë të shkojë te një ekip që ka vite që fiton ‘Serie A’.

“Meqë do sfida, përse nuk shkon në një ekip të kategorisë së dytë, të bëhesh kampion dhe ta ngjisësh në kategorinë e parë. Ato që thotë ai janë gjepura, të shkosh tek Juventus nuk është sfidë.” – ka thënë Ibrahimoviç.

Leave a Reply