Barcelona kreu punën në terren ndaj Levantes, por….(VIDEO)

Barcelona mundi Levanten me rezultatin e pastërt 3:0 në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Spanjës, rezultat ky që u mjafton atyre për të kaluar në çerekfinale. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Siudad de Valencia’, Levante kishte shënuar fitore 2:1, ashtu që fitorja e sontme ju jep mundësinë ‘katalunasve’ që me rezultatin e përgjithshëm 4:2 të kualifikohen për në raundin tjetër.

Në këtë mënyrë futbollistët bënë punën e tyre në terren, mirëpo ende ekziston  mundësia që Barcelona këtë ndeshje ta humbas në tavolinë.

Arsyeja është një gabim amatoresk i ‘katalunasve’, që mund të ju kushtojë edhe me eliminim, kjo si pasojë e inkuadrimit të të riut Chumi, në ndeshjen e parë ndaj Levantes në Valencia.

Futbollisti në fjalë ishte ndëshkuar pesë herë me karton të verdhë në ‘Segunda B’ me ekipin e dytë të Barcelonës, dhe si pasojë nuk kishte të drejtë aktivizimi.

Levante po e shqyrton mundësinë që të ankohen në federatë dhe pse jo ta kalojnë këtë fazë të garave me rezultat në tavolinë, edhe pse vlen të theksohet se në terren e humbën betejën ndaj Barcelonës së disponuar, për të cilën skuadër sonte golat në fitoren 3:0 i realizuan Usman Dembele (2 gola) dhe Lionel Messi.

Leave a Reply