Nurmagomedov me dhuratë për Shaban Tërstenën

Kampioni i Botës në UFC në kategori të lehtë, Khabib Nurmagomedov shpreh mirënjohje të thellë për rezultatet e kampionit më të ri në historinë e Lojërave Olimpike, Shaban Trstena. Khabib në shenjë respekti dhe falënderimi për atë që ka bërë në sportin e mundjes i ka dërguar dhuratë Trstenës, një kapelë-simbol kombëtar i Dagestanit me nënshkrimin e tij. Dhurata shumë e vlefshme për Shaban Trstenën u përcoll nga fituesi i mealjes së bronzës për Maqedoninë në Lojërat Plimpike të vitit 2000 në Sidnej, Mogamed Ibragimov.

Ky i fundit i përcolli fjalët e Khabibit të adresuara për Trstenën, ku mes tjerash shpreh mirënjohje të madhe për karrierën e tij dhe faktin që është fituesi më i ri i medaljes së artë Olimpike. “E kam ftuar kampionin e madh Khabib Nurmagomedov të vizitojë vendin tonë, pasi ka shumë mbështetës të tij këtu te ne”, është shprehur Shaban Trstena në pranimin e dhuratës së vlefshme nga sportisti i shkëlqyer nga Dagestani i Rusisë.

Leave a Reply