Armando Sadiku rikthehet me gol te Lugano

Rikthehet sulmuesi-gol, Armando Sadiku. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pas një kohe të gjatë sot u aktivizua për herë të parë si titullar për skuadrën e tij Luganon në ndeshjen ndaj Lucernës që e fituan me rezultat 3:0, ndërsa njërin prej golave e shënoi edhe Sadiku.

Sadiku gjeti rrjetën në minutën e 32-të, duke zhbllokuar shifrat e takimit, ndërsa dy golat tjerë u realizuan nga Gerndt dhe Sabatini. Rikthimi i Sadikut është një lajm i mirë edhe për seleksionuesin e Kombëtares kuqezi, Kristian Panuçi, i cili mund ta ketë si alternativë për eliminatoret e Europianit 2020.

Leave a Reply