FFM heq detyrimin e klubeve të LPFM-së për incizim të ndeshjeve si vendas

Klubet që garojnë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë nuk do të jenë më të detyruar të incizojnë ndeshjet kur luajnë si nikoqir.

Këtë vendim e ka sjell Federata e Futbollit të Maqedonisë, që heq këtë detyrim që kishin skuadrat elitare kur luanin në shtëpi dhe e njejta hyn në fuqi nga xhiroja e radhës që në program është të dielën.

Kujtojmë që deri më tani, të gjitha klubet si organizator të ndeshjes kanë qenë të detyruar të posedojnë kamerë dhe të incizojnë të gjithë ndeshjen, në të kundërtën delegati i takimit nuk jep dritën jeshile që të luhet sfida./InfOSport.mk

 

Leave a Reply