Lajme jo të mira te Juve, Khedira ka probleme me zemrën!

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, është diagnostitifikuar me një çrregullim të rrahjeve të zemrës, me ç’rast i njëjti do të mbetet jashtë fushave derisa t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor, shkruan BBC.

Ai do të mungojë në ndeshjen e sotme kundër Atletiko Madridit në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian, ndeshje kjo që zhvillohet në ‘Vanda Metropolitano”.

Khedira saktësisht do të trajtohet për aritmi atriale. Kjo është një gjendje jonormale të të rrahurave të përshpejtuara të zemrës që mund të shkaktojë marramendje, frymëmarrje të shkurtra dhe lodhje.

“Sami Khedira mbetet në Torino për ekzaminime mjekësor. Ka mundësi që të kryhet një analizë elektropsikologjike dhe një trajtim eventual për aritmi atriale që është shfaqur sot”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Leave a Reply