Zidane zëvendëson Sarrin te Çelzi, shihni si ndryshon formacioni i londinezëve

Skuadra e Çelzit nuk po kalon aspak momente të mira këtë edicion në Premierligën angleze, ndërsa mbrëmë kjo skuadër që udhëhiqet nga strategu italian, Mauricio Sarri u eliminua edhe nga FA Kupa pas disfatës 0:2 nga Mançester Junajtedi.

Kësisoj pozita e strategit italia është vënë në rrezik, pasi i njëjti mund të shkarkohet pasi presidenti Roman Abramoviç njihet si person me pak durim.

Sipas “The Sun”, vendin e ish-trajnerit të Napolit do të zë Zinedine Zidane, të cilit i është premtuar një mal me para për të investuar.

Me mbi 300 milionë euro në dispozicion, tekniku francez besohet se në “Stemford Brixh” do të sjellë katër emra të mëdhenj, edhe atë Aleks Telles të Portos, që do mbulonte pozitën e majtë në mbrojtje, pastaj Kalidu Kulibalin e Napolit, që do të pozicionohej në qendër të mbrojtjes, mesfushorin e Realit të Madridit, Isko si dhe sulmuesin e Interit, Mauro Ikardi.

Leave a Reply