Maqedonia dhe Shqipëria njohin rivalët e eliminatoreve të  “Euro 2021”

Në Nion të Zvicrës gjatë ditës së sotme është hedhur shorti i eliminatoreve për Europianin e vitit 2021 për futbollin e femrave. Kështu, goglat vendosën që Maqedonia të jetë pjesë e “G”, së bashku edhe me Francën, Austrinë, Serbinë dhe Kazakistanin.

Sa u përket vashave të Shqipërisë, ata do të jenë pjesë e grupit “E”, ku bëjnë pjesë edhe Skocia, Finlanda, Portugalia dhe Qipro.

Ndeshjet kualifikuese startojnë gjatë muajit gusht, ndërsa të njëjtat janë paraparë të përfundojnë shtatorin e vitit 2020.

Një vend për në ndeshjet finale të Europianit do të sigurojnë të gjitha kombëtaret fituese të grupeve, si dhe tre skuadrat më mirë të renditura në pozitën e dytë.

6 kombëtaret tjera të renditura në pozitën e dytë do të luajnë ndeshje balotazhi, për të mbushur tre vendet e fundit, ku së bashku me skuadrat e kualifikuara dhe nikoqret e Anglisë do të plotësonin atë shifrën e 16 kombëtareve pjesëmarrëse në Europianin e vitit 2021.

Leave a Reply