Majlinda pa shumë probleme kalon në çerekfinale të Grand Slam-it në Dyzeldorf

Majlinda Kelmendi pa shumë probleme ka kaluar në çerekfinale të “Grand Slam-it” në Dyzeldorf të Gjermanisë.

Kampionia olimpike në luftën e raundit të tretë ka mposhtur xhudisten nga Brazili, Eleudis Valentim, edhe atë me ippon, njëjtë sikurse kishte mundur gjermanen Verena Thum në luftën e saj të parë.

Kalimin në gjysmëfinale Majlinda do ta kërkojë në luftën ndaj koreanes, Bokyeong Jeong.

Leave a Reply