Messi rikthehet te Argjentina

Lionel Messi është rikthyer në kombëtaren e Argjentinës. Më saktësisht, ai është pjesë e listës së publikuar dje nga trajneri Lionel Scaloni për dy miqësoret e marist, kundër Venezuelës dhe Marokut. Një lajm i madh për kampin Albiceleste, sepse kapiteni ishte larguar nga kombëtarja që nga zhgënjimi në Botërorin e Rusisë, verën e kaluar.

Me “Copa America” përpara për t’u luajtur dhe fituar, ylli i Barcelonës do ta riveshë fanellën me numrin 10 për kombin e tij. Ndërkohë, spanjollja “AS”, me këtë rast, ka evidentuar pesë golat më të mirë, sipas saj, të Lionel Messit me Argjentinën, duke na ftuar t’i shijojmë përmes mesazhit: “Ai është thirrur në kombëtare për herë të parë pas Kupës së Botës në Rusi. Le t’i rishikojmë pesë golat më të mirë të yllit argjentinas me Albiceleste. Thjesht spektakolarë!”

Leave a Reply