Ndërkombëtarët i rikthejnë sportistët rusë në gara

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka tërhequr pas vendimin për të përjashtuar Rusinë nga të gjitha aktivitetet sportive ndërkombëtare, lajm që e kanë konfirmuar sot drejtues të olimpizmit rus. “Të drejtat e Komitetit Olimpik Rus për të marrë vendime janë rikthyer totalisht”, u shpreh Alexander Zhukov, presuidenti i olimpizmit rus. Të dielën, IOC nuk lejoi sportistët rusë që të parakalonin me flamurin e vendit të tyre në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës dimërore “Pyeongchang 2018”. Ndërkohë që, Rusia ishte pezulluar nga çdo event sportive që prej 5 dhjetorit 2017, si pasojë e skandalit doping. Zhukov ka bërë me dije se ka marrë një letër nga IOC, ku sqarohet se vetëm 2 sportistë rusë kanë dalë pozitivë në Olimpidën dimërore.

“Të gjitha testet e tjera të kryera te sportistët tanë kanë dalë negativë”, tha Zhukov, që sqaroi se presidenti i IOC, Thomas Bach ka takuar shefin e delegacionit olimpik rus në Olimpiadë, ku ka diskutuar për të ardhmen e sportit në këtë vend. Drejtuesit e olimpizmit rus i kanë kërkuar që t’i hiqet pezullimi Rusisë, pas pagesës së një borxhi prej 13 milionë eurosh që ky vendi ka bërë kohët e fundit. Pavarësisht se Rusia ka fituar të drejtën për t’u rikthyer në gara, ky vend ka ende shumë për të bërë për të fituar 100% besimin e ndërkombëtarëve. “Ne presim që marrëdhënia jonë të përmirësohet edhe me ËADA (antidopingun ndërkombëtar), pasi laboratori ynë në Moskë vijon të jetë jetë i mbyllur deri në një moment të dytë”, tha Zhukov.

Leave a Reply