Rama: 3 vite burg kush futet në fushat e futbollit (VIDEO)

Fundjava që lamë pas kaloi pa futboll në Shqipëri, për shkak se Federata e Futbollit shqiptar pezulloi kampionatin e Superligës për shkak të dhunës ndaj referit që ndodhi një javë më parë në ndeshjen Kamza-Laçi. Ndërkohë gjatë ditës së sotme, kreu i FSHF-së Armand Duka ka patur një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit e klubeve.

Numri një i shtetit shqiptar në tryezën e përbashkët ka theksuar se do të merren masa të mënjehershme ndaj dhunës në futboll, pasi ligji për sportet do të ndryshojë dhe ato persona të paautorizuar që do të hyjnë në fushë dhe shkaktojnë dhunë do të ndëshkohen nga Kodi Penal me 3 vite burg. Rama dhe Duka prekën edhe shumë tema tjera rreth futbollit, ndërsa u diskutuan edhe lehtësitë që pritet të ofrojë qeveria shqiptare për të gjithë ata persona që investojnë në futboll.

Leave a Reply