Kololli shënon dhe asiston në fitoren e Cyrihut ndaj Ksamaksit (VIDEO)

Benjamin Kololli ka shënuar gol dhe ka asistuar në ndeshjen e Cyrihut, skuadër kjo që me rezultatin 2:1 mundi Ksamaksin, njofton “infOSport.mk”.

Ylli kosovar barazoi rezultatin në minutën e 73-të, ndërsa vetëm tre minuta më pas asistoi në golin e fitores, të shënuar nga Odey.

Ndryshe golin e epërsisë për Ksamaksin në këtë përballje e realizoi Di Nardo në minutën e 55-të.

Te të dyja skuadrat në këtë ndeshje u paraqitën nga 4 shqiptarë. Te Cyrihu si titullarë e nisën Toni Domgjoni, autori i golit Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu, i cili në minutën e 20-të u zëvendësua nga Mirlind Kryeziu për shkak të një dëmtimi, ndërsa në anën tjetër si titullarë te Ksamaksi nisën Arbnor Fejzullahu, Samir Ramizi dhe Arbenit Xhemajli, i cili në minutën e 83-të u zëvendësua nga Kemal Ademi, transmeton “infOSport.mk”.

Cyrihu falë fitores së sotme arrinë në kuotën e 33 pikëve, duke u renditur në pozitën e katërt, ndërkohë Ksamaksi me 22 pikë mbetet në pozitën e parafundit.

Leave a Reply