Miqësorja e 19-vjeçarëve, Shqipëri – Maqedoni mbyllet me barazim (VIDEO)

Të dielën në Korçë 19-vjeçarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë zhvilluan një ndeshje miqësore, e cila në fund u mbyll me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”. “Kuqezinjtë” e Nevil Dedes ishin kundërshtarë më i mirë në fushë, duke krijuar më shumë raste shënimi, ndërsa shumë pak mungonte që në minutën e 91-të me anë të gjakovarit Bernard Karrica të shënonin edhe golin e fitores.

Mbyllet miqësisht miqësorja midis 19-vjeçarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë

Mbyllet miqësisht miqësorja midis 19-vjeçarëve të Shqipërisë dhe MaqedonisëMIQËSORE E ZHVILLUAR NË KORÇËSHQIPËRI – MAQEDONI 1:1

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 март 2019 г.

Ndryshe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:0 për Maqedoninë, falë golit të shënuar nga Todorovski që në minutën e 12-të.
Në pjesën e dytë skuadra e trajnerit Dede reagoi menjëherë duke shënuar në minutën e 60-të me anë të Armando Brojas, sulmuesit të talentuar që aktivizohet në Angli tek skuadra e Çelzit.

Golat nga miqësorja e 19-vjeçarëve, Shqipëri – Maqedoni

Golat nga miqësorja e 19-vjeçarëve, Shqipëri – Maqedoni SHQIPËRI – MAQEDONI 1:1

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 март 2019 г.

Këto dy kombëtare të martën (26 mars) do të zhvillojnë edhe një miqësore tjetër, kësaj rradhe në Ohër në stadiumin “Biljanini Izvori” me fillim në ora 13:00.

Leave a Reply