Armando Sadiku, me supergol në Zvicër (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku ka gjetur sërish golin në Superligën e Zvicrës, duke i siguruar skuadrës së tij Luganos një pikë shumë të vlefshme në transfertën me Baselin. Shqiptari këtë sfidën e nisi nga stoli dhe u aktivizua në pjesën e dytë, ndërsa rrjetën e gjeti në të 67-tën, duke shënuar një supergol nga 25 metra.

Për Sadikun ky ishte goli i dytë që pas ardhjes te Lugano.

Gëzimi i Luganos zgjati vetëm 8 minuta, pasi Baseli barazoi shifrat në 1:1 në të 75-tën. Te Baseli në këtë përballje luajtën edhe tre shqiptarët si Taulant Xhaka, Albian Ajeti dhe Zhegrova./InfOSport.mk

Leave a Reply